Wednesday, 13 April 2005

UNË SI KALORËS - poezi



1.
Herё unё kalurova,
Herё kali kaluroi mbi mue,
Nё rrugё pёr nё Madrid,
Pёr nё Madrid, pёr nё Madrid,
Deri nё Madrid.

Nё nj
ё kiosk, oh nё nji kiosk
Shitnin hamburgerё,
Shitnin hamburgerё,
Dhe e bleva nj
ё,
Dhe njё e bleva,
Aty ndёrmjet dy riskash,
Pashё Lorkёn e mjerё,
Tё mjerё Lorkёn e pashё,
Qeshej, buzёqeshej i therun nё bajoneta.

Nё hamburger Lorkёn e pashё:
I thashё tungjatjeta!
E mbllaqita fort buzёqeshjen e tij,
Tё tjerat kalit ia dhashё.
Lorkёn e pashё.
I mbёrthyem jo nё kryq, por nё bajoneta.
Dhunohej kudo çdo varg i tij,
(Nga çdo poetuc-salepxhi,
E Ali-Kasap-McDonalld-qoftexhi!)
Nё Madritё ishte terr – s’kishte dritё!

2.
Kali im Ati im paskёsh qenё Piktor,
S’kishte andrru me u ba toreador,
As me u martu me tё Marten,
As me u ethё me t’Enjten,
As me premtu tё Premten,
As me shty tё Shtunen,
As kurrё jo Mё(r)kurrё:
Hanёn nё Diell me e pjekё
Si kulaç nё furrё!

3.
Dёshironte, andrronte, me e pikasё Picasson,
On son, on son, pika, pika, Picasson...
Gjethen e paskёsh zanё njё gjumё,
Dhe kalehtas paskёsh ra nё lumё,
E lumi, ka dashё fati, me qenё e Picassos imagjinatё,
Qё nё njё pёlhurё tё bardhё me ngre shtat.
Im atё, Ati im, Kali im,
Dёgju kishte, o Zot pa djallёzi,
O Djall pa zotёsi,
Se Pikaloshi Pikaman Pikarrosh Picasso,
Qё tё sos me pika, pika e pika si tё Picassos,
Pikturu kishte – kishte pikturu,
Portrete kuajsh – shumё porterete kuajsh,
Dhe dofarё bythё buajsh.

3.
Por, o Zot Pordhaç!
Kur kali im e pa autopor(dh)tretin e vet
Nё Guernikё,
U shkund e u mund e s’mujti me ikё,
E pa autoportretin e klithmёs sё vet...
Im Atё. Ati im.
Kali im.
E pa.
U shkri.
Si loti u ba.
U derdh.
Pikoi si dhembja nё dhembje.
U pёrqafu me tym. Tym u bâ.
U zhduk. Zhdukje u ba.
Kali i Guernikёs mbet mё dёshmu.
Se unё kam pasё Atё.
Se Ati im apo im Atё ka pasё klithje
Dhe asht ba klithje
Prej gverrash
E prej Gverrnikash.

Pikonte pika qё tё sos e Picassos
Pikaste pikёllimin,
Pikonte dhembje,
Pikё, pikё, pikё,
Qё tё sos, tё sos, tё sos
Pika e Picassos.

Pika Picasso dhe pika Gverrnika
Pikasa vetёm gverra. Vetёm Gverrnika.

Agim MORINA

No comments:

Post a Comment